Vrasja në Pakashticë, emri i viktimës dhe të dyshuarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Burime të Indeksonline kanë treguar që Florian Bunjaku 34-vjeçar nga Pakashtica ka vrarë Mentor Kajtazin 30-vjeçar nga Dumnica.

E tërë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi të dy kanë dalë në gjueti dhe Floriani ka vrarë aksidentalisht Mentorin.

Të njëjtat burime thonë për Indeksonline se të dy janë mes vete baxhanakë.