Vrasja në Shkodër, Policia: 23- vjeçari u qëllua pranë një marketi

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e 23- vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 21:55 pranë një market në lagjen Daniel Matlija në Shkodër.

FIllimisht 23- vjeçari u plagos me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Policia dhe FNSH ndërkohë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në  Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe  grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

BalkanWeb