Vrasje me armë zjarri në Shkodër

ë shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten mbrëma në periferi të Shkodrës.

Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza, shkruan TV1 Channel – Shkodër, transmeton Fokusi.info.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.