Thaçi akuza VV-së: Nëse nuk do të ishte hedhur gaz në Kuvend do të kishim liberalizuar vizat para 2 vitesh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës, siç tha ai, sot do t’i kishim liberalizuar vizat.

“Është e drejtë që duhet të na bëhet kritikë. Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat. Në qoftë se nuk do të kishim disa politikanë me mendësi tribal kjo marrëveshje do të ishte nënshkruar para dy viteve po në Uashington nën udhëheqjen e administratës Trump”- tha Thaçi në Open.

Thaçi nuk e ka përmendur me emër kryetarin e VV-së Albin Kurti, por ka thënë se ata që kanë përmendur thikat mbi hartën e Kosovës, duhet të kërkojë falje për përhapje të lajmeve të rreme.

“Ata që kanë përhapur dezinoformata të tilla, lajme të rreme, duhet të kërkojnë falje. Ata që kanë thënë Kosovën e presin thika mbi hartën e Kosovës”, ka thënë ai.

“Kemi kërkuar gjithmonë që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA-së dhe kjo ndodhi. Takimi ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ndodhi nën udhëheqjen e lidershipit amerikan dhe presidentit Trump dhe në vecanti i dërguari special Grenell. Atë që mund të them është se formalizimi që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë është produkt i një procesi më shumë se dy vjecar edhe nga ime edhe me ekipin e presidentit Trump. Unë nuk kam qenë në momentet e fundit për të ditur se cka ka ndodhur konkretisht por insistimi ynë gjithmonë ka qenë për njohje reciproke”, ka thënë ai