Vriten tre persona në një qendër tregtare/ Njerëzit në panik, fshihen nëpër dyqane

Tre persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare luksoze në qendër të kryeqytetit, Bangkok.

Sipas asaj që raportohet në media, mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur katër persona të tjerë. Si të dyshuar autoritetet kanë arrestuar një të mitur, 14-vjeçar.

Qendra si dhe stacioni afër metrosë Siam u mbyllën. Njerëzit kanë postuar edhe video, me sa duket të marra nga brenda qendrës tregtare.

Dëshmitarët e kanë raportuar ngjarjen duke e cilësuar të frikshme dhe shumë prej tyre rrëfenin se ishin fhsheur nëpër dyqane dhe banjot e qendrës tregtare nga paniku./ CNA