Vritet me armë “Nardi i Bujtinave” në Shkodër

0
425

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:30 minuta në Grudë të Shkodrës, aty ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasi Ferdinand Polia nga Thethi, 35-vjeç.

“BalkanWeb” bën me dije se viktima ishte duke udhëtuar me automjet ku u qëllua disa herë nga persona ende të paidentifikuar.

Polia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe bashkëpronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Polia”, që mund ta shihni edhe në foto. Ai njihet ndryshe edhe si ‘Nardi i Bujtinave’.

Policia e Shkodrës po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasje. Paraprakisht thuhet se i riu nuk rezulton të ketë precedente penale, apo konflikte me ndonjë person. Ai njihej në zonë si një njeri i qetë që merrej me zhvillimin e turizmit në zonë, duke dhënë edhe shembulin e tij personal përmes bujtinës “Polia”.