Vritet në Suedi 25 vjeçari kosovar që punonte si roje sigurimi

Një kosovar 25 vjeçar ka vdekur tragjikisht gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Suedi.

Viktima B.Azemi ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, ku u plagos mbrëmë.

Sipas burimeve të Indeksonline, Azemi po punonte si roje sigurimi, kështu që policia po heton nëse ai ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt apo nëse ai ka pasur ndonjë kërcënim kundër tij.
Rasti është cilësuar si vrasje, mirëpo asnjë person nuk është arrestuar për këtë rast të rëndë. /gazetametro.net