Vritet në Ukrainë kameramani i Fox News

Fox News raporton se kameramani i saj Pierre Zakrzewski është vrarë gjatë raportimit në Ukrainë. Zakrzewski mësohet se po raportonte së bashku me korrespondentin Benjamin Hall kur automjeti i tyre u përfshi nga zjarri nga forcat ushtarake ruse.

Gazetari raportohet se është shtruar në një spital në Ukrainë ndërsa kameramani ka ndërruar jetë në vend.

“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne.

Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshme. Me qendër në Londër, Pierre kishte punuar në Ukrainë që nga shkurti.”-raporton Fox News.