Ngjarje e rëndë: Babai vret djalin në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Gazeta Metro ka mësuar se babai ka vrarë djalin e tij duke e qëlluar me armë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku i dyshuari (babai) është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma më të cilën dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti​”, ka thënë ajo.