Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Gjilan

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri sonte në Gjilan, shkruan Express.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, ka thënë Azizi për Express.

Sipas tij viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re.

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.