Vucic i sfidon shqiptarët: Shumë gënjeshtra e shpifje ka për mua, formoni ndonjë qeveri që të mund të flasim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas shpalosjes së programit ekonomik ‘Serbia 2025’ foli edhe për ngjarjet politike në rajon dhe Serbi. Ai konstatoi se “kushti kryesor është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon” për të arritur këtë zhvillim ekonomik të planifikuar. Ai foli për ngjarjet në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri dhe Kosovëo.

Presidenti serb Vucic fillimisht para gazetarëve në Pallatin ‘Srbija’ prezantoi rezultatet e punës së qeverisë serbe dhe renditi sukseset sipas tij e më pastaj shpalosi planin ekonomik për 5 vitet e ardhshme të qeverisë serbe duke injoruar faktin se ka zgjedhje në Serbi pranverën e vitit të ardhshëm.

Vucic e vendosi veten në rolin kryesor në ngjarjet në Ballkan duke u vendosur edhe një herë veten si viktimë e sulmeve, së pari e nisi me Bosnje e Hercegovinë.

“Para disa ditës na sulmuan disa politikanë të caktuar nga Bosnja e Hercegovina për shkak të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes. Dje na sulmoi Dodik e tha :’Përse e përmendni Bosnjën e Hercegovinën? Ne vetëm po e respektojmë Marrëveshjen e Dayton” tha Vucic.

Pas kësaj ju kthyer edhe ngjarjeve në Kosovë e Shqipëri ku vizita e tij në Tiranë javën e kaluar për takimin e tretë rreth nismës së ‘Mini-Shengenit’ është bërë shumë zhurmë e nuk u durua të ngacmoj shqiptarët e dy anëve të kufirit duke i sfiduar të punojnë diçka.

“Aq shumë gënjeshtra dhe shpifje ka në Shqipëri për mua, e unë hesht e pres që ata të bëjnë diçka, që të formojnë ndonjë qeveri që të mund të flasim. Për këtë do të na duhet shumë mund, energji që të arrijmë të ruajmë paqen”.

Ai vazhdoi me të zakonshmen duke thënë se Serbia shikon punët e veta derisa ministrat e zyrtarët serbë ishin mjaft aktiv dhe me retorikën luftënxitëse.

“Sa i përket Serbisë ne po bëjmë punën tonë. Hiqni taksën, jemi të bisedojmë. E ne këto rezultate i arritëm pavarësisht taksave” shtoi Vucic.

Sa i përket situatës me incidentet që kanë ndodhur në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi presidenti Vucic tha i irrituar se nuk sheh ngjashmëri, megjithëse ato janë të qarta në reagimin me tendenca ekstreme nacionaliste të serbëve janë evidente.

“Nuk merrem me teori konspirative që të shoh ngjashmëri në gjithçka. Në Republika Srpska ngjau konflikt partiak, në Mal të zi kishte arsye shumë serioze që shkaktuan trazira, pasi bëhet fjalë për një çështje me rëndësi. Në Serbi kishte një incident pasi disa që bojkotojnë punën në kuvend, edhe pse pagat i marrin. Ata që shkaktuan incidenti në parlamentin serb duan që nga Serbia të dalin pamje të shëmtuara nëpër botë, e serbëve në Mal të Zi nuk ju ndihmuan aspak, përkundrazi. Cila ishte arsyeja e gjithë kësaj: Çfarë të bëj tjetër ai? Gabimin më të madh e bënë njerëzit e Partisë Progresive të Serbisë që lejuan që një grupi të vogël fashist të tërheq vëmendjen” tha Vucic.

Ai pyet edhe për atë se si të gjithë planet, por edhe sukseset do të ndikojnë tek zyrtarët e Bashkimit Europian, Vucic tha se për këtë nuk është i thirrur me një ton të hidhur.

“Serbia është vende kandidat, ne nuk jemi anëtarë të BE’së. Se si do të vendoset BE’ja pyeteni Sam Fabrizin” tha Vucic duke e përmendur përfaqësuesin e BE’së në Beograd Sem Fabrizi./gazetametro.net