Vuçiq e pranon se është takuar për tri net me radhë me Radoiçiqin, para sulmin terrorist në Banjskë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq e ka pranuar mbrëmë se para sulmit terrorist në Banjskë, ai është takuar tri net rresht me Milan Radoiciqin njeriun kryesor që e ka pranuar se e ka organizuar sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre terroristë serbë.

Ai gjatë intervistës në TV Happy ka thënë se në takimi ishte edhe Slavko Simiq dhe disa djem te tjerë.

“Unë tri net kam pas takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet” tha Vuçiq.

Ai tha se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.