Vuçiq: Edhe unë paskam faj për mungesën e rrymës në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas raportimeve se Serbia është fajtore për ndërprerjen e energjisë elektrike në Kosovë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Novi Pazar, Vuçiq ka thënë me ironi që ka arritur në përfundimin se “ai është fajtor për mungesën e energjisë elektrike në Kosovë”, shkruan tanjug.

“Nuk e kam problem të kritikohem pa marrë parasysh se për çfarë ose nga kush vjen, sepse besoj se në fund rezultatet dhe puna fitojnë gjithmonë”, përfundoi ai.