Vuçiq i drejtohet popullit serb me një mesazh, thotë se Serbia nuk do të jetë pjesë e luftës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka dhënë një mesazh qytetarëve të tij rreth luftës në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë ndaj luftës.

Ai ka theksuar se Serbia nuk është në asnjë luftë e as nuk do të jetë dhe se vendi i tyre do ta ruajë paqen dhe stabilitetin.

“Ju lutem të dashur qytetarë të Serbisë, mos u bini në hile, provokime dhe budallallëqe që thonë se nuk kemi mjaft naftë, naftë, kontrolloni strehimoret, se nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm, do të ketë mjaft ushqim, benzinë dhe gjithçka që na duhet në të ardhmen sepse për këtë është kujdesur shteti i përgjegjshëm dhe serioz serb”, ka thënë Vuçiq në videon e publikuar në profilin e Instagramit.

Ai shtoi se nuk ka nevojë që qytetarët të nxitojnë askund, apo të kërkojnë ndonjë gjë të veçantë.

“Silluni normalisht, si çdo ditë tjetër, sepse ne do të ruajmë paqen dhe do të shohim se si ekonomia serbe përparon me shpejtësi”, tha Vuçiq.