Vuçiq: Me vendimet e fundit, Kurti dëshiron të spastrojë etnikisht popullatën serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media do t’i informojë qytetarët serb për detajet më të rëndësishme të bisedimeve me përfaqësuesit e KUINT-it dhe BE-së lidhur me vendimin e autoriteteve në Kosovë për hyrjen në fuqi të dekretit për heqjen e dinarit në Kosovë, raporton Novosti, përcjell FrontOnline.

Vuçiq fillimisht tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës bastisën autoritetet e përkohshme të disa komunave me shumicë serbe në Kosovë në disa aksione sot. Ata kanë hyrë edhe në Shtëpinë e Shëndetësisë në Osojan, ku po keqtrajtojnë njerëzit, shton ai.

“Të gjitha enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar, pas vendimit për heqjen e dinarit dhe kërcënimin e persekutimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore me goditjen më të fortë deri më tani”, tha ai.

Në komunën e Pejës jetojnë 650 serbë dhe pas kësaj shtrohet pyetja se si dhe në çfarë mënyre do të mund të jetojnë normalisht, tha presidenti serb në konferencën për media.

Vuçiq thotë se Kurti dëshiron të pastrojë etnikisht popullatën serbe dhe se ajo që po bën Kosova është që qëllimisht t’i nënshtrojë serbët në kushte të padurueshme jetese.

Lidhur me heqjen e dinarit, që nga marrëveshja e parë e Brukselit deri te parimet e nënshkruara në vitin 2015, deri te marrëveshjet e mëvonshme, në secilin prej atyre akteve, norma më e rëndësishme është e drejta e Republikës së Serbisë për financimin e aktiviteteve të caktuara, shëndetësisë, arsimit të qytetarëve në Kosovë. Këtë vendim Kurti e ka marrë me iniciativë të tij me qëllim të spastrimit etnik të popullatës serbe nga Kosova. E bëjnë çdo ditë, nuk qetësohen dot dhe e kuptojnë se dialogu është i rëndësishëm. Kemi edhe dialog sepse Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Kurti pret mbështetje nga Perëndimi, ne kemi një dialog që duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe jo spastrimin etnik”, tha presidenti serb, transmeton FrontOnline.

Reagimi amerikan është më i fortë se ai i BE-së, thotë ai dhe shton se beson se “partnerët perëndimorë” do ta mbajnë fjalën dhe do të përpiqen të luftojnë për të drejtat elementare të popullatës serbe.

Vuçiq tha se në Kosovë janë të punësuar 31.831 persona dhe se atje kemi 29.115 pensionistë. Ai shton se ka edhe përfitime sociale, të cilat Serbia i ka marrë për të siguruar kushte elementare për jetë në Kosovë të popullatës serbe.

Ai thekson se serbët në Kosovë duhet ta dinë se Serbia do të bëjë gjithçka që ata të marrin të ardhurat e tyre. Ai thekson se anulimi i dialogut nuk ka qenë temë e dialogut dhe se as amerikanët dhe as evropianët nuk kanë marrë pjesë me Kurtin në këtë akt të njëanshëm të Kosovës.

E rëndësishme është që prej 10 vitesh nuk kemi vonuar asnjë ditë në pagesa për pensionistët, punonjësit, asistencën sociale dhe përfitime të tjera. Kategoria e parë e pensionistëve sot shkon drejt Kosovës. Morëm masa dhe mbushëm arkat dhe i paguam sot, kishim 650 milionë. Në total në këtë moment për gjithçka duhet të paguajmë përmes institucioneve të ndryshme na duhen rreth 22 milionë euro ose rreth 2.5 miliardë. Vetëm përmes bankës Poštanska štedionica filluam t’i paguajmë paraprakisht njerëzit tanë në Kosovë. Njerëzit janë të frikësuar dhe presin në radhë për të marrë paratë e tyre. Të hënën do të vazhdojmë dërgimin e parave – tha ai.

Vuçiq më pas bëri të ditur se Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë.