Ali Ahmeti shkarkon të gjithë drejtuesit e strukturave të BDI-së

Pas shpërthimit të materialeve të përgjuara nëpër rrjetet sociale, ku shfaqen biseda telefonike mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij, zhvillime interesante po kryhen brenda strukturave të kësaj partie.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve të partisë.

Sipas vendimit, asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë.

Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj./albeu.com