Vuçiq mohon se ka dorë në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës

98

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mohuar që ka pasur dorë në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ka thënë se nuk është moment i lehtë dalja e serbëve nga institucionet.

Po ashtu ka deklaruar se gjithmonë ka histori që “ai qëndron pas veprimeve të serbëve të Kosovës”.

”Pas 10 vitesh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Historitë se po e bëjnë me urdhër të dikujt nga Beogradi, gjithmonë jam vetëm unë, ata kurrë nuk kanë dashur t’i shikojnë realisht problemet me të cilat ballafaqohen serbët”, ka thënë Vuçiq, përcjell Novosti.