Vuçiq pasnesër në Paris, paralajmëron zhvillime rreth dialogut Kosovë – Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se më 11 nëntor do të jetë në Paris, kur do të shënohet Dita e Armëpushimit e Luftës së Parë Botërore. Ai ka paralajmëruar takim me presidentin francez Emmanuel Macron. Po ashtu ka lënë të kuptohet se do te ketë zhvillime ndërmjet Kosovë dhe Serbisë atje por ka thënë se nuk diçka të konfirmuar. Kryeministri Albin Kurti tashmë ndodhet atje.

“Është një konferencë vjetore e paqes më 11 nëntor, në ditën e armëpushimit që presidenti francez Macron po e organizon. Besoj se do të kem një takim me të. E di që ka pasur disa ide të tjera në lidhje me Prishtinën, por nuk kam asnjë konfirmim deri tash” ka thënë Vuçiq.

Ai bëri të ditur se do të ketë një “sërë takimesh të rëndësishme në Paris, ndër të tjera një takim dypalësh me kryeministrin belg”.