Vuçiq: “Pesëshja e madhe” do të vijë me gjëra të reja për Kosovën më 21 tetor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është referuar vizitës së ardhshme të “Pesëshes së madhe” në Beograd, me të cilin, sipas njoftimeve të mëparshme, do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Vuçiq, gjatë një turneu në autostradën Rum – Shabac, u tha gazetarëve se pret shumë punë në ditët në vijim dhe përsëriti se më 21 tetor, “Pesëshja e madhe” do të vijnë në Beograd me, siç tha ai, gjëra të reja rreth Kosovës.

Delegacioni i të pestëve do të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe përfaqësuesit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, Gabriel Escobar, Emanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo.

Presidenti i Serbisë bëri të ditur se të njëjtën ditë, në mbrëmje do të shkojë në Nju Jork, ku më 23 tetor do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

“Këto nuk janë ditë të lehta, shqetësohem edhe për sanksionet me të cilat po luajnë të gjithë, nuk e kam fjalën për ne, por për Federatën Ruse, e cila mund të na godasë edhe ne”, tha ai.