Vuçiq: Siç pritej, një takim i vështirë, por s’ka dorëzim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se takimi i sotëm në Bruksel ashtu siç pritej është i vështirë, por edhe se nuk ka dorëzim.

Këtë e ka shkruar Vuçiq në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav” së bashku me një foto nga takimi ku shihet kreu i diplomacisë evropiane, Giuseppe Borrrell duket duke mbajtur kokën. “Takim i vështirë. Siç pritej. Jo dorëzim”, ka shkruar Vuçiq.

Në Bruksel po zhvillohet takimi i Borrrell dhe përfaqësuesit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.