Vuçiq sot në takim me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e delegacionit të BE-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Siç njoftoi kabineti i tij, Vuçiq nesër në orën 08:30 në Beograd do të takohet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Temë e takimit do të jetë situata aktuale në Kosovë, pas ngjarjeve në Banjskë, kur në përleshje mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe katër serbë.