Vuçiq thotë se Haradinaj shkoi në Hagë për t’i parë hotelet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar intervistimin e kryeministrit të dorëheqje të Kosovës, Ramush Haradinaj para dy ditësh nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Ai qëndroi 24-48 orë, por në Hagë vetëm një orë vetëm për të parë se çfarë lloj hotelesh janë. Dhe pastaj u kthye në Prishtinë natën, që të dukej heroik” , tha Vuçiq .

Ai për TV Prva ka theksuar se me eurokomesarin Johannes Hahn bisedoi 4 orë dhe se tema ishte të vazhdonte dialogu sa më parë që të jetë e mundur.

“Ne jemi duke pritur për të hequr taksën dhe pastaj do të shohim “, shtoi Vuçiq, transmeton Klan Kosova.