Vuçiqi irritohet me Kancelarin Scholz pasi tha se ndaluan gjenocidin në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar mbi deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili në një konferencë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha se sulmet e NATO-s drejt caqeve serbe gjatë vitit 1999 u bënë për të parandaluar gjenocidin që po bëhej ndaj shqiptarëve etnikë.

Vuçiq tha se deklarata e Kancelarit gjerman e ka befasuar, por se nuk do të reagon ashpër për të mos përkeqësuar marrëdhëniet e Serbisë me Gjermaninë.

“E kam takuar kur ishte kryetar i Hamburgut, kështu që deklarata e tij se ‘NATO ndërhyri në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin në Kosovë’ më befasoi. Nuk do të bëjë një deklaratë më të ashpër për të përkeqësuar marrëdhëniet me Gjermaninë”, tha Vuçiq.

Sipas tij, Scholz ka thënë se janë përpjekur të parandalojnë gjenocidin në Kosovë me bombardime, por se gjenocidi nuk ka ndodhur kurrë, njofton Klankosova.tv.

“Merkel do t’ju thoshte se ndoshta po përpiqeshin të parandalonin një katastrofë humanitare, ajo kurrë nuk do ta thoshte këtë. Dhe tani që Putini po përdor të gjitha dobësitë e tyre dhe argumentet që përdori i lëndon ata, dhe kur Kamala Harris thotë ‘mos prekni kufijtë kombëtarë ‘, pastaj të gjithë duan të harrojnë Serbinë. Të gjithë duan të harrojnë se si i grabitën serbët e territoret të tyre dhe ndryshuan kufijtë e Serbisë”, tha Vuçiq në një intervistë.

“Nëse thua mirë, ne bëmë gabimin më të madh, kërkojmë falje për të gjitha krimet që kemi bërë, vetëm mos e ofendoni inteligjencën tonë. A e keni harruar atë që keni bërë në Serbi 23 vjet më parë?” pyeti ai.