Një person i lënduar nga një vetaksident në Gllarevë të Klinës

Mëngjesin e sotëm është shënuar edhe një vetaksident, në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga ky vetaksident lëndime trupore ka pësuar një person.

Viktima është dërguar me autoambulancë në QKMF në Klinë, pastaj i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Është dërguar me autoambulancë në QKMF në Klinë. Pastaj me udhëzim të mjekëve është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi.

Ndërkaq, gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 39 aksidente me persona të lënduar, ku njëri prej tyre edhe me fatalitet, me ç’rast një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.