Vulin mohon edhe një herë Masakrën e Reçakut: Shërbeu si justifikimit për ‘vrasjen’ e ish-Jugosllavisë

Ministri i Mbrotjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka mohuar edhe një herë masakrën e Reçakut duke thënë se kjo shërbeu vetëm si justifikim ndaj ‘vrasjes’ së ish-Jugosllavisë, si dhe shkatërrimit të Serbisë.

Lidhur me padinë që i është ngritur Presidentit Serb, Aleksandar Vucic, për mohimin e kësja Masakre, Vulin ka thënë se Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të dal në gjyq.

“Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të dalë në gjyq kundër Aleksandar Vucic”, deklaroi Vulin

Në fund, ai tha se Masakra e Reçakut është përdorur vetëm si jusitifkim për ‘vrasjen’ e Ish-Jugosllavisë, dhe civilëve serbë.

“Siç tha Vucic, Reçaku shërbeu si një justifikim monstruoz për “vrasjen” e ish-Jugosllavisë dhe si një justifikim për të justifikuar vrasjen e më shumë se dy mijë e gjysmë civilëve dhe ushtarëve dhe shkatërrimin e vendit tonë. Nëse Reçak nuk ishte i vërtetë, atëherë agresioni i NATO-s nuk e kishte as këtë arsyetim. Është e padiskutueshme që masakra e Reçakut nuk është masakër ndaj civilëve, por pjesëtarë të UÇK-së që u vranë në luftime, të cilët ishin të armatosur dhe në duart e të cilëve kishte barut. Një dëshmi e tillë ekziston”, pretendoi Vulin./gazetametro.net