Vushtrri: Dy të ardhurit nga Suedia, infektuan edhe 4 familjarë të tjerë

Janë konfirmuar edhe 10 raste të reja më COVID19, ndërsa është shëruar dhe një person.

4 nga rastet pozitive janë nga Vushtrria, e kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka dhënë detaje përmes një postimi të bërë në Facebook.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot nga Qyteti i Vushtrrisë janë testuar 12 qytetarë për Covid 19. Nga këto testime, 4 kanë rezultuar pozitiv, që janë raste kontakti (familjar) të dy rasteve të ardhur nga Suedia që rezultuan pozitiv para pak ditësh!

Për të gjithë ne është e dhimbshme rikthimi i virusit në qytetin tonë, por nuk ka vend për panik, Shtabi Emergjent e ka situatën në kontrollë. Ne duhet të mësohemi të përshtatemi me virusin në mesin tonë dhe të mbrohemi nga infektimi duke mbajtur distancën dhe duke ju përmbajtur masave të rekomanduara nga institucionet e Republikës.
I juaji
Xhafer Tahiri