Vushtrri, gruaja gjen familjarin e vdekur në oborrin e shtëpisë – Policia e konsideron vdekje të dyshimtë

Të premten, rreth orës 11, një grua në Vushtrri ka gjetur familjarin e saj të vdekur në oborrin e shtëpisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “22 maji”.

Sipas Policisë, dëshmitarja ka njoftuar se viktimën e ka gjetur të përmbysur në një pusetë në oborrin e shtëpisë. Policia e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.

“Vdekje e dyshimtë-Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.