Vushtrri: Mjekut i ndodh e papritura në vendin e punës, ja me çka sulmohet

Policia e Mitrovicës raporton se mbrëmë rreth orës 22 e 40 nga emergjenca që gjendet në rrugën ‘’Dëshmorët e kombit’’, në Vushtrri është raportuar një rast kanosje- sulm.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe dy të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet që është përdorur për kanosje ndaj viktimës-mjekut kujdestar.

Të dyshuarit anë shprehur pakënaqësi ndaj tretmanit që i është bërë njërit nga ta.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë fyer dhe kanë kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar mjek kujdestar në emergjencën e Vushtrrisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar ne procedure të rregullt.