LB në Vushtrri do të jetë neutrale

Lëvizja për Bashkim në Vushtrri nuk do ta mbështes asnjërin kandidatë për kryetar komune në balotazh, shkruan Fokusi.info.

“Dega e Lëvizjes për Bashkim në Vushtrri, në koordinim të plotë me Kryesinë e LB-së, ka vendosur që të qëndrojë NEUTRALE dhe nuk do ta mbështes asnjërin subjekt politik dhe asnjërin kandidat për kryetar komune që do të garojë në balotazh”, thuhet në njoftimin e LB-së.

Postimi i plotë:

Dega e Lëvizjes për Bashkim në Vushtrri, në koordinim të plotë me Kryesinë e LB-së, ka vendosur që të qëndrojë NEUTRALE dhe nuk do ta mbështes asnjërin subjekt politik dhe asnjërin kandidat për kryetar komune që do të garojë në balotazh.

Votuesit tanë do të vendosin vetë se si do të veprojnë më 14 nëntor.
Lëvizja për Bashkim në Kuvendin e Komunës do të angazhohet dhe do të punojë për interesat e qytetarëve.

Dega e Lëvizjes për Bashkim
Vushtrri, 8.11.2021