Vushtrri: Pronari rrah punëtorin e tij 56-vjeçar

0
178

Pronari i kompanisë “ Edona Market” në Vushtrri rrahu punëtorin e tij, thotë se ky i fundit kreu keqpërdorime.

Lëndimet në qafë e madje edhe në shpinë i ka të dukshme.

Edhe ngritjen në këmbë e ka të vështirë nga dhimbjet.

Kjo pasi ky 56 vjeçar nga Vushtrria thotë se një ditë më herët u sulmua fizikisht nga shefi i tij në kompaninë e të cilit punonte si shofer.

Sipas tij krejt kjo ndodhi për shkak të një shume prej 15 euro.

56 vjeçari përshkruan ngjarjen nga e cila ai pësoi lëndime. Pas kësaj, ai mori edhe trajtim mjekësor.

E pronari i të dëmtuarit, pranon se ka ndodhur sulmi fizik ndaj punëtorit të tij.

Fehmi Shabani gjatë ditës nuk ishte në vendin ku ndodhi ngjarja, por ai ka dhënë versionin e tij për arsyet e rrahjes.

Shabani tha se punëtori i tij kishte keqpërdorur pozitën e tij disa herë.

Rasti u lajmërua edhe në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti është iniciuar si lëndim trupor dhe sulm.

Viktima edhe gjatë së shtunës ka vazhduar vizitat mjekësore në spitalin e qytetit të Vushtrrisë.