Vushtrri: Rrah nënën dhe motrën, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili ka rrahur nënën dhe motrën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  kishte sulmuar fizikisht   nënën dhe motrën   e tij viktimat femra K-Shqiptare. Viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.