Vushtrria rikthehet në Ligën e Parë

0
69

Përkundër rënies në Ligën e Dytë, klubi kaltërebardhë është fuzionuar me skuadrën e Dardanës e cila garon në Ligën e Parë, duke ia mundësuar kështu ish-kampionëve të Kosovës që të rikthehen përsëri në këtë nivel të garave.

Gazeta Olle mëson se deri te ky vendim i Dardanës erdhi pasi nuk arritën të bëheshin gati për sezonin e ri në Ligën e Parë.

Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë faqja e Vushtrrisë.

Padyshim se ky është një lajm fantastik për qytetin e Vushtrrisë.