VV i përgjigjet Lumir Abdixhikut për takimin

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë ka folur edhe për letrën që kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ia dërgoi Kurtit e Osmanit për tu takuar të premten.

Ajo ka thënë se Kurti e Osmani do të shqyrtojnë fillimisht agjendat që të vendosin a mund ta takojnë Abdixhikun të premten.

“Do të shqyrtojnë agjendat e tyre, e di që ju ka nevojitur kohë që të diskutojë dhe ti diskutojnë çështjet e brendshme, a do të jetë e premtja varet nga z.Kurti dhe zonja Osmani. Nuk ka asnjë arsye për vonesa, seanca do të mbahet edhe votimi i Qeverisë bëhet shumë shpejtë sepse VV i ka votat. Është me rëndësi që institucionet të konsitutohen sa më parë”, ka thënë Nagavci.

Ndryshe, Abdixhiku nuk është takuar dje me Kurtin e Osmanin. Në ditën e parë të punës si kryetar i LDK-së ai i ka dërguar nga një letër Kurtit e Osmanit duke kërkuar që takimi të mbahet të premten.