VV-ja prezantoi kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar 110 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

I nominuari për kryeministër, njëherit edhe kryetari i kësja partie, Albin Kurti tha se në listën e kandidatëve për deputetë gjenden njerëz më përgatitje, shkollim e dinjitet.

Kurti tha se pa hyrë në zyrën e kryeministrit unë do të fillojë të kthejë trungun që ka ikur nga ky vendi.

“Prandaj ende pa hyr në zyrën e kryeministrit unë do të filloj tw kthej trungun që ka ikur nga vendi. Ajo çka presin qytetarët është luftimi i krimit të organizuar, lufta e korrupsionit si dhe shumë punë në shëndetësi dhe arsim. Populli i varfër i Kosovës nuk mund ta duron luksin e qeveritarëve”.

“Do të angazhohem për mbrojtjen e tërësi  territoriale për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në përputhje me ligjin e vendit. Kuvendi është vendi ku përfaqësohet populli ku flitet për popullin dhe në emër të popullit”.

Kurti tha se Kuvendi është vendi kur përfaqësohet populli dhe flitet për të.

“Vendimet për luftën dhe paqen merren nga Parlamenti. Pikërisht se parlamenti është kaq i rëndësishëm, përfaqësuesit tanë duhet të ishin njerëzit më të përgatitur”.

Kurti pohoi se në historinë e parlamentit kosovarë nuk ka pasë vlera dhe virtyte nga deputetët, duek shtuar se Kuvendit i munguan deputetët me dije dhe përvojë, raporton EO.

“Për fat të keq në historinë e parlamentit të Kosovës vlerat e deputetëve kanë munguar. Në mungesë vlerash ne kemi parë se disa deputetë kanë ndryshuar qëndrimet brenda një dite apo brenda një seance. Lista e VV është dëshmi e një qasje ndryshe për ndryshim”.

“Lista jonë përbëhet nga burra e gra me atdhedashuri të madhe. Mbi të gjitha lista jonë përbëhet nga njerëz me plot shpresë dhe shumë guxim. Njerëz me parime e vlera për të marshuar drejt një të ardhme ndryshme të cilën e meritojmë”.