Makinat bëhen shoshë në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin mbrëmjen e sotme (22 gusht).

Tre automjete janë përplasur në zonën e Bradasheshit.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar një person i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Oranews.tv