VV për t’i ruajtur 5 ministri për vete po i shton edhe dy tjera, një për LDK e një për Srpskan

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar për propozimin e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshje me LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se sa herë që VV bën veprimet e njëjta me qeverisjet e kaluara, ato po i bën për të tjerët e jo për vete.

Krasniqi thotë se Vetëvendosje për t’i ruajtur pesë ministri për vete, po i shtone dhe dy të tjera, një për LDK-në, e një tjetër për Srpskan, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Saherë që VV bënë veprimet e njejta me qeverisjet e kaluara, thotë se ato po i bën për të tjerët e jo për vete.

Rritja e numrit të ministrive është kryekëput logjikë e bazuar në rehatime e pushtet. Njësoj si pushtetet e kaluara. Veç arsyetimi ndryshon.

VV për t’i ruajtur 5 ministri për vete po i shton edhe dy të tjera. Një për LDK-në e tjetrën për Srpskan.

Sepse popullistët veprojnë njësoj me ata që i kritikonin. Por tash gjithçka e arsyetojnë me interesin e popullit.