Werderi përpilon listën për të gjetur zëvendësuesin e Rashicës, aty bënë pjesë edhe ylli i Kosovës

Milot Rashica pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Werder Bremen.

Mediat gjermane e kanë bërë fakt të kryer transferimin e kosovarit në RB Leipzig për një shumë prej 40 milionë euro.

Werder Bremen qysh tani ka menduar të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e Rashicës.

Mediat gjermane kanë publikuar emrat e shtatë futbollistëve që janë në listën e Bremen, ku njëri nga ta do të jetë zëvendësues i Milotit.

Në këtë listë kryesisht janë futbollist të ri dhe të talentuar që i pret një ardhme e ndritur.

Pjesë e kësaj liste të Werderit është edhe Edon Zhegrova.

21-vjeçari ka qenë i huazuar për një vit e gjysmë te Baseli, por klubi zviceran nuk e ka aktivizuar klauzolën për blerjen përfundimtare nga Genk për 3,5 milionë euro.

Werder e sheh Zhegrovën si futbollistin ideal për ta zëvendësuar Milotin në krahun e djathtë të sulmit të tyre.
Por pas paraqitjeve të mira me Baselin, vështirë se Genk do ta lejoj largimin e Edonit pa pesë milionë euro.

Futbollistët tjerë që janë pjesë e kësaj liste janë edhe Michel Vlap (Anderlecht), Amadou Ciss (Fortuna Sittard), Mats Koehlert (Willem II), Didier Lamkel Ze (Royal Antwerp), Chidera Ejuke (Heerenveen) dhe Jack Harrison (Manchester City).
Lista e lojtarëve të Werder për ta zëvendësuar Rashicën:

Amadou Ciss (Fortuna Sittard)
Chidera Ejuke (SC Heerenveen)
Didier Lamkel Ze (Royal Antwerp FC)
Edon Zhegrova (Genk)
Jack Harrison (Manchester City)
Mats Koehlert (Willem II)
Michel Vlap (RSC Anderlecht)