Xhaçka i thotë Buzhalës: Ndjej neveri ndaj atyre që i përçajnë shqiptarët

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar pasi gazetari Berat Buazhala ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku i ka kritikuar autoritetet shqiptare për mosmirënjohje ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Xhaçka ka thënë se është perverse që pikërisht në kohën kur Shqipëria po kalon nëpër ditë të vështira, të përpiqesh të mbjellësh farën e ndasisë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit, njofton Klan Kosova.

“Postimi në FB të cilit i referohet ky pretendim i turpshëm erdhi pas një takimi të paplanifikuar paraprakisht me disa nga specialistët që na kanë ndihmuar aq shumë në këto ditë tragjike. Rastisëm aty dhe ata që rastisën aty i takuam e i falënderuam. Aty nuk ishin djemtë e FSK, por nuk ishin po ashtu as kontingjentet amerikanë, kroatë, zviceranë, grekë, serbë e izraelitë që po ashtu u bënë pjesë e operacioneve të kërkim shpëtimit”.

“Sepse ndryshe nga sa mendon analisti që e ngriti këtë stuhi në gotë, të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë e jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata”.

“I kam falënderuar unë e nuk ka ngelur përfaqësues i qeverisë jo e jo, po nuk ka ngelur shqiptar pa i falënderuar e pa u ndjerë krenar për punën e jashtëzakonshme të ekipit të FSK-së”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.