Xhafer Gashi pritet t’i bashkohet LDK-së

Iniciativa Qytetare për Obiliqin, në krye me Xhafer Gashin, pritet të kalojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Negociatat mes Gashit dhe LDK-së janë duke vazhduar, por ende nuk dihet se kur pritet zyrtarizmi.

Drejtoresha e Administratës, në komunën e Obiliqit, Lindita Bekteshi ka konfirmuar për Demokracia.com se janë në negociata me LDK-në, megjithatë nuk dihet kur do t’i bashkohen kësaj partie.

“Jemi në negociata”, ka thënë shkurt Bekteshi për Demokracia.com.

Kujtojmë se Xhafer Gashi u largua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas dështimit në zgjedhjet nacionale.

Në zgjedhjet lokale të viti të kaluar Gashi kandidoi me Iniciativën Qytetare duke fituar edhe një mandat në krye të komunës së Obiliqit.