Xhafer Tahiri zyrtarizon kandidaturën për Komunën e Vushtrrisë

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se do të kandidojë edhe për një mandat.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të këtij viti në të gjitha komunat dhe disa kandidatë kanë filluar të tregojnë ambiciet e tyre për këtë pozitë.

Tahiri ka thënë se gjatë këtij mandati do ta ketë një qëllim tjetër. Ai po ashtu tregoi se cfarë po shkruante në bluzën e tij.

“Po do të kandidojë. Këtu më shkruan Vushtrria +4. Do të shkojmë edhe për një mandat. Jam konsultuar edhe me familjen dhe Kryesinë e LDK-së. Tani qëllimi do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës me pandeminë”, tha ai.