Xhavit Haliti: PDK nuk gaboi që s’shkoi në Washington

Xhavit Haliti thotë se PDK nuk ka gabuar që nuk u bë pjesë e delegacionit në Uashington.

“Nuk është në rregull të shkojnë delegacione të ulëta dhe të mos mund ta bajnë barrën e garantimit të marrëveshjes”, ka thënë ai.

“Me mendimin që duhet të shkojmë edhe ne të flasim dicka, mendoj që është e panevojshme. Marrëveshje me një delegacion të madh nuk ka.

PDK nuk ka gabuar që nuk është bërë pjesë e delegacionit në Uashington. Nëse shkojmë me i zgjidhë problemet, shkohet duke e ditur paraprakisht për cka po shkohet. Unë e kam lexu sic e keni lexu edhe ju, që shkohet për të diskutuar për cështje ekonomike, realisht ne e kemi nënshkru marrëveshjen e CEFTA-s të cilën Serbia asnjëherë nuk e ka zbatu”, ka thënë ai.