Kryebashkiaku i rrëmbyer i Melitopolit tregon se si e trajtuan forcat ruse

Ish-kryebashkiaku i Melitopolit, qytet ky tani nën kontrollin rus, ka folur së fundmi për rrëmbimin dhe ndalimin e tij nga forcat ruse.

Ivan Federov udhëhoqi qytetin juglindor derisa ai ra në duart e forcave pushtuese ruse, ditë më parë.

Ai është liruar të mërkurën derisa Ukraina ka deklaruar se kishte rënë dakord të shkëmbente nëntë ushtarë rusë të kapur për ta kthyer atë.

Ndërkohë, në një intervistë për ​​BBC-në të enjten, Federov ka thënë se trupat ruse e morën atë nga zyra e tij pa asnjë fjalë dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e jashtme derisa ishte në paraburgim.

Ai ka thënë se ishte mbajtur në një dhomë të vogël me ushtarë të armatosur, por asnjëherë nuk ishte lënduar fizikisht.

Forcat okupuese në Melitopol e kanë zëvendësuar Federovin me kryebashkiakun e tyre.

Por ish-kryebashkiaku këmbëngul se pasardhësi i tij nuk është kreu i ligjshëm i pushtetit vendor, pasi ai u votua nga më shumë se 60% e njerëzve.