Xhavit Haliti për punësimet në KEK: Nuk duhet të punësohen njerëzit me librezë të partisë

Lëvizja Vetëvendosje sa ishin në opozitë deklaronin se me ardhjen e tyre në Qeveri do të merrte fund nepotizmi.

Tani, e njëjta parti po akuzohet se ka punësuar bashkëpartiakë e militantë të saj në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).Punësimet familjare po i quan si fenomen në Kosovë, deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.

Sipas Halitit, me librezën e partisë njerëzit nuk duhet të punësohen.“Unë nuk e di kush është punësuar dhe çfarë lidhjesh kanë me LVV-në, por duhet të jemi të kujdesshëm që këtij fenomeni që e kemi prezent në Kosovë t’i japim fund, në KEK ka nevojë shumë për profesionalizëm dhe për njerëz që dinë të punojnë.

Beteja kundër nepotizmit duhet të jetë edhe e LVV-së edhe partive tjera dhe nuk duhet të bëhen kësi gjërash me librezën e partisë”, u shpreh Haliti.Deputeti Haliti ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë si në gjithë botën, duke luftuar korrupsionin e nepotizmin.

“Në gjitha pushtet demokratike në perëndim lufta kryesore për të drejtat e njeriut për keqpërdorimin e pushtetit është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit në politik, e institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë ashtu siç funksionojnë në gjithë botën por këtë gjë kush e bënë është e gabueshme”, u shpreh Haliti për Front Online.