Xhavit Haliti takon simpatizantët e PDK’së në Lipjan, bashkë me të shihet edhe Azem Syla

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti, sot ka zhvilluar një takim me simpatizantë të partisë në Lipjan.

Në këtë takim me Halitin është parë edhe ish-kamandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK’së, Azem Syla.

“Sonte isha në Lipjan, ku mora mbështetje të fuqishme për PDK-në”, ka shkruar Haliti në një status në faqën e tij në facebook.

Kujtojmë se Azem Syla më nuk është aktiv në PDK, por se vazhdon të përkrahë miqtë e tij të luftës dhe bashkëpunëtorët të afërt politik.

Në këto zgjedhje, Xhavit Haliti garon me numrin 7 në listën e PDK’së./korrespodenti