Dimali vazhdon ta përmend gënjeshtrën e Tinka Kurtit: Avni Dehari doli nga seanca se s’mundi ta duroi një matrapaz si Berisha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka komentuar kritikën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e së enjtes në Kuvend, i cili tha se partia në pushtet qëllimshëm nuk po e zbardh rastin e vdekjes së ish-aktivistit, Astrit Dehari.

“S’po di fjalën më të butë me përdor për deputetin që del edhe i thotë ato fjalë të rënda. Pa desht me hy, se edhe vetë i ati i të ndjerit është deputet, jemi kolegë aty, dhe u çua e iku prej aty. Tash unë çka me komentu kur vetë babai i Astrit Deharit del prej seancës, e lëshon seancën se s’mund e duron një matrapaz si ai që del fol në emër të Astritit ashtu edhe me ato akuza të rënda”, deklaroi Basha “Ditari” në Tëvë 1.

Në seancën e së enjtes, deputeti Berisha tha se rastet e tilla janë përdor nga LVV-ja për përfitime politike derisa shtoi se është interes i tyre që këto raste të mos zbardhen.