Xhemaili i AAK-së thumbon Abdixhikun: Po mendon se epoka e LDK-së fillon me të

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ai tha se Lumiri po mendon se epoka e LDK-së, fillon me të. Ndër të tjera Xhemaili tha, se nuk është e rastësishme përkrahja që po i bëhet AAK-së, në Prishtinë çdo ditë nga figura të njohura të kësaj partie.

“Po duket që Lumiri po mendon se epoka e LDK-së fillon me të. Çuditem me heshtjen e qindra grave dhe burrave që me vite e mbajtën gjallë këtë parti, e që sipas sondazheve po bjen çdo ditë. Nuk është e rastësishme përkrahja që na vjen në Prishtinë çdo ditë nga figura të njohura të kësaj partie”, ka shkruar ai në Facebook.