Xhevdet Kelmendi ftohet nga Gjykata Speciale

Po vazhdojnë ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ftesë nga kjo Gjykatë ka marrë Xhevdet Kelmendi.

Lajmin e ka kofirmuar OVL UÇK Pejë

Xhevdet Kelmendi shumë i ri iu bashkua rrugës së lirisë. Luftëtar i dalluar në Njësinë Speciale të ZO të Dukagjinit, Brigadën 136 Rugova, e më pas në UÇPMB. Kontribues në paqe dhe shtet ndërtim.

Me keqardhje morëm lajmin se është ftuar për intervistim në të ashtuquajturën Gjykatë Speciale, organizatë që me miratimin e disa partive politike të Kosovës, misionin kryesor e ka gjahun kundër luftëtarëve të lirisë.

Ne besojmë në pafajësinë e Xhevdetit dhe të gjithë atyre që luftuan për liri. Ndërsa bashkësisë ndërkombëtare i bëjmë thirrje që të ndalë persekutimin e luftëtarëve të lirisë, e të merret me kriminelët që vranë mbi 11.000 shqiptarë civilë të pambrojtur.

Historia do e dënojë këtë maskaradë të pakuptimtë, që ndodh në shekullin 21, në atë që pretendon të jetë Evropë e civilizuar.

UÇK është krenari e Kombit Shqiptar. Lufta e saj e pastër është model i të gjitha përpjekjeve e luftërave për liri te shumë popuj të botës.

OVL UÇK, do të jetë në përkrahje të Xhevdet Kelmendit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve deri në fund”.