Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot relativisht i nxehtë, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende priten edhe riga lokale shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Do të jetë pak më freskët se ditët e kaluara. Shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Pasnesër më nxehtë, përsëri me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon në Kosovë mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Nga e marta na pret mot i vërtetë veror, me diell dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave të cilat do të arrijnë nga 32 deri në 36 gradë Celsius./Meteoballkan