Zafir Berisha: Nginu Vjosë e Albin

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, mendon se ka qenë ofendim për Kosovën që Vjosa Osmani është bërë presidente e vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur e ka përmendur një gjë të tillë shumë njerëz nuk i kanë besuar.

“Kur thojsha unë se është ofendim i madh për Kosovën që Vjosa Osmani me qenë presidente e Kosovës, një pjesë nuk besonte, besa kishte edhe të tillë që mendonin se po ja futu nga “ vija fundore”… Nginu Vjosë e Albin pasi i keni kërkuar! Soji njejtë është edhe ky grumbulli i deleve në Kuvend, që edhe Bexhën e paskan nervozi e të cilët po votojn sipas dirigjimit të bariut të tyre, e jo në përputhje me nevojat e qytetarëve, pavarësisht se nga kush vijnë amandamentet”, ka shkruar Berisha.