Përplasje në Komisionin për Punë të Jashtme, Kadrijaj mbyll mbledhjen

Përplasje verbale ka ndodhur në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca zhvilluan debate të ashpër me ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, transmeton Indeksonline

Mirëpo, eskalimi i debatit ndodhi në momentin kur deputeti Gjyshinca iu drejtua Kujtim Shalës të LDK-së që mos ta ndërpres derisa fliste.

“E dini rendësin e parimit. Pse jemi kaq keq, jemi për shkak të mungesës së parimeve. Me ty (Kujtim Shalën v.j.) e përfundova, të lutem rri qatje”, ka deklaruar deputeti nga Vushtrria.

Pas këtyre përplasjeve, ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme. Për të mbyllur punimet e komisionit ka vendosur kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj.

Sipas saj, kjo po bëhet për shkak të reagimeve të deputetëve të Vetëvendosjes.

“Përfundon mbledhja për shkak të pamundësisë së deputetëve të Vetëvendosjes për me bë debat të mirëfilltë”, ka thëën Kadrijaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se një gjë e tillë përbën shkelje.

“Kjo është shkelje, kjo është çasje selektive”, tha deputeti i LVV’së, Gazmend Gjyshinca.

Ministrja Meliza Haradinaj ka kërkuar nga deputeti i LVV’së që të gjitha pyetjet të ia përcjellë me shkrim.

“Të lutem dërgomi me shkrim deputet”, ka thënë ajo.